SHBA – Policia në shtetin amerikan të Alabamës sulmoi bunkerin ku mbahej peng një fëmijë 5-vjeçar, duke e çliruar fëmijën dhe duke lënë të vdekur rrëmbyesin.
Rrëmbyesi, një 65-vjeçar, e kishte mbajtur fëmijën për gati një javë pasi e rrëmbeu nga autobusi i kopshtit dhe vrau shoferin e autobusit.
FBI-ja tha se negociatat me rrëmbyesin u përkeqësuan dhe policët ndërhynë nga frika se fëmija ishte tepër në rrezik.
Policia thotë se sulmoi strehimin e nëndheshëm pasdite e së hënë për të shpëtuar fëmijën 5 vjeçar. Burimet policore thonë se djali nuk është dëmtuar fizikisht dhe tani ndodhet për kontroll në një spital lokal.
Policia nuk ka thënë se si vdiq rrëmbyesi apo cili kishte qenë motivi i rrëmbimit.