SHBA- Një aksident i rëndë automobilistik me pasoje 8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur ka ndodhur në lindje të Los Angelos.

Aksidenti u shkaktua kur një autobus u përplas me një kamion pas së cilit ishte rimorkiuar një makinë. 

Zyrtarët thanë se nga përplasja autobusi u përfshi nga flakët, ndërsa shumë njerëz arritën të shpëtonin duke u hedhur nga autobusi.

39 vetë ishin në bordin e autobusit kur ai u përfshi nga aksidenti. Në aksident u përfshinë dhe katër automjete të tjera.