Kryeministri britanik Boris Johnson do të marrë vaksinën AstraZenka kundër Covid-19, për të treguar qytetarëve se ajo është e sigurt.

“Vaksina e Oxfordit është e sigurt dhe ajo e Pfizer është e sigurt. Gjëja që nuk është e sigurt është luftimi i Covid,” tha ai.

Johnson kujtoi po ashtu se të dhënat e fundit konfirmojnë një efikasitet prej 60% të një doze të vetme AstraZeneca kundër infektimit, 80% kundër shtrimit në spital dhe 85% kundër rrezikut të vdekjes.

Kujtojmë që disa vende evropiane do të rifillojnë përdorimin e AstraZeneca pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) konfirmoi se ishte i sigurt dhe efektive.