ALMATI – Të paktën 20 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi kanë humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit pranë qytetit më të madh të Kazakistanit, Almati, transmeton REL .
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë se ka nisur menjëherë hetimet për incidentin.
Aeroplani Challenger-200, i operuar nga kompania SCAT, po fluturonte nga qyteti Kokshetau drejt Almatit.
Ekipet e shpëtimit ndodhen ende në vendngjarje, ndërsa shkaqet e rrëzimit nuk janë ende të qarta.