BRAZIL– Të paktën 245 vetë kanë vdekur nga një zjarr që ka rënë në një klub nate në Brazil. Zjarri i rënë mendohet të jetë shkaktuar nga fishekzjarret e lëshuara nga banda muzikore që performonte në skenë.

Numri i të vdekurve në fillim mendohej të ishte rreth 70, por ai u rrit me ritme shumë të shpejta kur zjarrfikësit zbuluan trupat e djegur që kishin mbetur në klubin e natës të quajtur “Kiss”, bën të ditur “The Telegraph”.

Mendohet se zjarri ka filluar rreth orës dy të mëngjesit kur në klub po zhvillohej një festë me të rinj nga një universitet. Gjithashtu forcat e shpëtimit kanë thënë se në klub kanë qënë rreth 300 apo 400 njerëz në kohën e rënies së zjarrit.

“Arsyeja kryesore e vdekjeve të shumta ka qenë asfiksimi”,- ka thënë shefi i shërbimit të zjarrfikëses, Guido de Melo. Ndërkohë presidentja braziljane, Dilma Rousseff, e dëgjoi tragjedinë që kishte ndodhur gjatë një vizite të shkurtër në Kili, ku po mbahej një samit europian dhe latino-amerikan.

Në galerinë e videove të Durreslajm.com mund të shihni skenat e tmerrshme të kësaj tragjedie.