SHBA– Një ish zyrtar i Agjencisë Qëndrore amerikane të Intelegjencës (CIA) është dënuar me 2.5 vjet burg për nxjerrjen e emrit të një agjenti të fshehtë në një gazetë.
John Kiriakou 48 vjeçarë, është dënuar të premten dhe ky është rasti i parë pas 27 viteve që në SHBA dërgohet dikush në burg për zbulimin e emrit të fshehtë të një agjenti të CIA-s.
Kiriakou u deklarua fajtor në tetor të vitit të kaluar pasi që ishte marrur vesh me prokurorët që ti shmangen edhe një gjyqi tjetër.
Hetuesit kanë thënë se ai e kishe zbuluar para gazetarit emrin e një agjenti të fshehtë.
Kiriakou ka qenë i dënuar nga kritikët për kompromentim të sigurisë së agjentëve sekret.