RUSI– Duma Shtetërore e Rusisë ka miratuar në parim një projekt-ligj që do të imponojnë gjoba të mëdha administrative për përhapjen e së ashtuquajturës propagandë homoseksuale me të mitur.
Ligji federal do të bëjë të paligjshme paradat e homoseksualëve dhe propozon gjoba deri në 5000 rubla ( 165 dollarë) për individët.
Kompanitë do të dënohen me gjoba deri në 500 mijë rubla (165. mijë dollarë).
Më herët, të paktën 20 persona, që demonstruan në mbështetje të të drejtave për homoseksualët, u arrestuan jashtë parlamentit, pas përleshjes që shpërtheu mes aktivistëve për të drejtat e homoseksualëve dhe kundërshtarëve.
Për t’u bërë ligj, projektligji duhet të kalojë edhe tri leximeve në dhomën e ulët, të fitojë miratimin nga Këshilli i Federatës dhe të nënshkruhet nga presidenti Vladimir Putin.
Amnesty International ka kritikuar ligjin e propozuar si “një sulm ndaj të drejtës së lirisë së shprehjes.”