EGJIPT – Protestuesit dhe policia janë përleshur në qytetet të ndryshme të Egjipitit, në ditën e dytë të përvjetorit të kryengritjes që rrëzoi liderin shumëvjeçar, Hosni Mubarak.
Ministria e Brendshme, tha se rreth 100 protestues dhe zyrtarë policorë janë pagosur gjatë përleshjeve. Mijëra protestues janë grumbulluar në qytetet egjiptiane. Forcat e sigurisë kanë hedhur gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit kanë gjuajtur gurë dhe koktej molotov.
Kundërshtarët e presidentit të Egjiptit, Muhammad Morsi, kanë bërë thirrje për vazhdimin e demonstratave për ditën e sotme, duke thënë se Morsi dhe Vëllazëria Myslimane i kanë tradhtuar idealet e kryengritjes së para dy viteve.
Vëllazëria Myslimane ka vendosur që të mos bëjë thirrje për kundër demonstratë, me qëllim shmangien e dhunës.