Në Itali janë shënuar 23,059 raste të reja me koronavirus nga 369,084 testime të realizuara në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 431 viktima, ndërsa 103,432 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Situata mbetet shqetësuese në kujdesin intensiv, ku janë të shtruar 3, 317 pacientë.

Ndërkohë Lombardia vijon të mbetet rajoni me më shumë raste me Covid, ku në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 4 mijë raste, ndjekur nga Campania mbi 2 mijë raste, Piemonte me më shumë se 2,374 të prekur dhe Veneto me mbi 2,191 persona të infektuar me Covid.