AFGANISTAN– Një grup kamikazësh ka sulmuar mëngjesin e së hënës Departamentin e Trafikut në Kabul duke shkaktuar dy shpërthime të forta. 

Sipas gjeneralit Muhamed Zahir, shefi i antikrimit në Kabul, dy talebanë janë vrarë ndërsa një i tretë po i reziston forcave policore afgane.

Për momentin, nga sulmi në bazën e policisë rrugore në Kabul janë plagosur 7 persona (3 civilë dhe 4 policë).

Në një komunikatë, zëdhënësi i talebanëve ka bërë të ditur se objektivi i tyre është një qendër përgatitjeje amerikane që ndodhet brenda ambienteve të Departamentit të Trafikut. Komunikata shton se janë të shumtë në numër viktimat nga radhët e forcave të sigurisë.