TIRANË – Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka emëruar në detyrën e kreut të njësisë "Task Force" të prokurorisë së Tiranës, prokurorin Gentian Trenova, pas dorëheqjes nga ky post së prokurorit Dritan Rreshka, konfirmuan sot burime zyrtare të prokurorisë së Përgjithshme.
Gentian Trenova, Prokuror i çështjes së Aldo Bares, vjen nga një përvojë disavjeçare në Prokurorinë për Krimet e Rënda, që pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës në vitet 2002-2005.
Nga të njëjtat burime mësohet se, Kryeprokurori Llalla ka firmosur dhe disa emërime të reja në postet drejtuese të prokurorisë së Tiranës.





