Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar se gjatë 6 muajve të parë të vitit janë pastruar 48 kilometra kanale kulluese në disa zona të bashkisë.
Sipas saj, aktualisht punimet janë përqendruar në kanalin kryesor kullues në zonën e Durrësit të Ri, ndërsa ndërhyrjet synojnë përmirësimin e sistemit kullues dhe uljen e rrezikut të përmbytjeve.
POSTIMI I PLOTË:
🚜 Duke ndjekur nga afër punimet në kanalin kryesor kullues në zonën e Durrësit të Ri, me gjatësi 7.8 km, ku po realizohet thellimi i kanalit dhe pastrimi i tij. 💧
Në 6 muajt e parë të këtij viti kemi kryer ndërhyrje në 24 segmente kanalesh, me një gjatësi totale prej 48 km, 📍 në Shkozet, Plazh, Kënetë, Sukth, Katund i Ri, Rrashbull, Ishëm dhe në skemat ujitëse të Tarinit e Rezervuarit Topana, duke përfshirë pastrimin e kanaleve kryesore dhe dytësore sipas prioriteteve të evidentuara. ✅
👷♂️ Punimet për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrjetit kullues do të vijojnë në zonën Shkozet–Plazh deri në përfundimin e ndërhyrjeve përgjatë gjithë gjurmës së kanalit kryesor dhe kanaleve dytësore.
Këto ndërhyrje synojnë përmirësimin e mëtejshëm të funksionimit të sistemit kullues, rritjen e kapaciteteve të shkarkimit të ujërave dhe uljen e rrezikut të përmbytjeve. 🤝🌱





