Pas rreth 18 orësh bllokim zhbllokohet rruga Tepelenë-Gjirokastrës, dhe më në fund udhëtarët mund të vazhdojnë rrugën.

Rruga ishte bllokuar si pasojë e një rrëshqitje masivi dheu, ndërkohë që autoritetet po vazhdojnë punën për pastrimin e plotë të rrugës. 

Rrëshqitja e dherave ka ndodhur mesnatën e së enjtes në tri pika; në Ujin e Ftohtë, Shkallë e Zezë dhe Subash.  

Pas bllokimit, Drejtoria Rajonale e Rrugëve ka ndërhyrë me fadroma përgjatë gjithë aksit, duke hapur njërën korsi për qarkullim.