TIRANË- Policia e Tiranë ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas teksa vidhnin katër lopë në një lagje të Kamzës. 

Të arrestuarit Sokol dhe Simon Prenga, Fatjon dhe Erjon Vata u arrestuan nga efektivët e komisariatit 5,  teksa po kryenin grabitjen. 

Burime nga policia bëjnë me dije se lopët e vjedhura u tregtoheshin kasapëve në Laç. Personat janë shoqëruar në komisariat, ndërkohë që akuzohen për vjedhjen e 30 lopëve.