ITALI– Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut ndërkombëtar të drogës duke vënë në pranga 10 persona, dy prej të cilëve shqiptarë.

Mësohet se Endri Mosko, 38 vjeç dhe Niko Selamaj, 43 vjeç, dyshohet se kanë pasur rolin kryesor në bandën e trafikimit të lëndëve narkotike. 

Droga transportohej nga Shqipëria drejt Greqisë, duke pasur destinacion përfundimtar Italinë.