Aksi rrugor Tepelenë- Gjirokastër është bllokuar sërish si pasojë e shembejs së një masivi dheu.

Mësohet se rrëshqitja e dherave ka ndodhur mesnatën e së enjtes në tre pika; në Ujin e ftohtë, Shkallë e zezë dhe Subash. 

Autoritetet po punojnë për zhbllokimin e rrugës, por sipas tyre situata është problematike, pasi gjatë gjithë kohës vijojnë rrëshqitjet e dherave.