TIRANE – Mbrëmjen e së premtes kryeministri Berisha zgjodhi të publikonte një foto familjare në profilin e tij në Facebook. Në foto shfaqet nipi dhe mbesa e tij së bashku me qenin, që është një shok i dashur për ta. Foton kryeministri e shoqëron me këtë koment:
“Kjo është një skenë që shfaqet sa herë që Reksi vjen për vizitë tek ne. Arti e do shumë Reksin, me kusht që të mos jetë vetëm me të. Kësaj rradhe po bisedon me të në prani të Sarës, i sigurt pas divanit. Këtë foto e fiksova disa ditë më parë me Blackberryn tim! Sb”.





