BURREL – Shfaqen sërish maskat në aksin Burrel-Milot. Persona të armatosur e të maskuar i kanë zënë pritë një furgoni të Bulqizës dhe nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur pasagjerëve paratë dhe sendet e tjera me vlerë.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Shkopet.
Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Kjo nuk është hera e parë që maskat u zënë “pritë” makinave në aksin rrugor Burrel-Milot dhe nën kërcënimin e armëve u grabisin drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve varëset, celularët dhe paratë që kanë me vete.





