TIRANE – Një i ri është plagosur me thikë pasditen e sotme në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes disa të rinjve, rreth orës 16:30 në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet, ku shtetasi Erjon Lila është goditur me thikë. 

Mësohet se i plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, identifikimin e autorit dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në sherr.