TIRANË – Një i ri me kapuç në kokë është futur paraditen e sotme në një argjendari në Tiranë dhe nën preteksin se do të blinte një orë ka realizuar grabitjen e saj.
Policia që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka mësuar nga shitësja e argjendarisë në rrugën “Mine Peza” se një djalë i ri i është futur në dyqan si klient dhe i ka kërkuar t’i tregonte një orë të kushtueshme. Pasi e ka marrë në dorë objektin e shtrenjtë, i riu ia ka mbathur duke lënë të surprizuar shitësen.
Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ekspertë të kriminalistikët po kontrollojnë kamerat e sigurisë së argjendarisë, por edhe bizneseve të tjera aty pranë për të identifikuar grabitësin.





