VLORE– Zv/ Ministri i Drejtësisë, Ermal Dobi, ka vizituar në mbrëmje gjyqtaren Mishgjoni, e cila vijon të jetë e shtruar pranë spitalit rajonal të Vlorës. Zv/ministri deklaroi për mediat se nga kontaktet me kreun e Policisë së Vlorës ka marrë garancinë që përgjegjësit e ngjarjes së rëndë të vihen sa me shpejt përpara drejtësisë.
“Ne do të bashkëpunojnë me të gjitha strukturat, policinë, prokurorinë e drejtësinë që të tilla ngjarje të dënohen. Ky është një krim i rëndë, e një ngjarje e rëndë për të gjithë sistemin e drejtësisë e duhet dënuar”,- deklaroi Dobi.
Nga ana e tij, kreu i Policisë së Vlorës, Artan Cuku, u shpreh se policia po heton në disa pista e se shumë shpejt kjo ngjarje do të zbardhet.





