TIRANË – Grabitje me armë zjarri në një pikë Exchange në Kodër Kamëz. Grabitja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 16:15 minuta në Tiranë.
Nga hetimet paraprake bëhet me dije se dy persona të armatosur dhe të pa maskuar, të cilët udhëtonin me motor janë ndaluar në një pikë Exchange në Kodër Kamëz. Dy personat nën kërcënimin e armës, kanë mundur t’i marrin punonjëses së pikës Exchange rreth 1 mln lekë.
Menjëherë është lajmëruar policia e cila ka sekuestruar pamjet filmime të kamerave të sigurisë, duke identifikuar menjëherë autorët, pasi gjatë grabitjes keqbërësit mësohet se nuk kanë përdorur maska.
Policia ka bërë menjëherë shpalljen në kërkim të personave dhe po punohet për kapjen e tyre.





