STRASBURG – Të gjithë shtetet anëtare të Këshillit të Europës duhet të garantojnë shtetësinë e fëmijëve që lindin në territorin e tyre, nëse këta rrezikojnë të lihen pa shtetësi. 

Komisari i të drejtave të njeriut të organizatës paneuropiane, Nils Muiznieks, u ka kërkuar qeverive europiane që të reagojnë ndaj këtij fenomeni. Ai përmend rastin e Italisë, një nga vendet anëtare me numrin më të lartë të njerëzve pa shtetësi, ku gjenden në tërësi edhe rreth 500.000 shqiptarë.  

''Dukuria e personave pa shtetësi nuk po zhduket, por është një kushtëzim që po transmetohet nga brezi në brez'',- vëren komisari, i cili nënvizon se si në rastin e fëmijëve, të qenit pa shtetësi i vendos ata në kushtet e dhunimit të madh të të drejtave të njeriut, shfrytëzimit seksual dhe adoptimeve ilegale. 

Për këtë, Muiznieks, duke kujtuar se të gjithë shtetet anëtare të Këshillit të Europës kanë ratifikuar Konventën mbi të drejtat e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, u kërkon qeverive të veprojnë në një sens të tillë, si për shembull; duke u njohur menjëherë shtetësinë atyre që kanë lindur në territorin e tyre.