DURRES– Një 65 vjeçar nga Maminasi ka gjetur vdekjen paraditen e sotme, ora 10.15, ndërsa ishte duke prerë një trung peme. Burime të policisë së qytetit bregdetar bëjnë të ditur se Skënder Xhafa ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një objekti plasës, ndërsa po priste me gur flesibël një trung peme në një kasolle 15 m larg shtëpisë së tij.

Burime të policisë së Shijakut që kanë shkuar menjëherë në vendngjarje kanë bërë të ditur se 65 vjeçari ka humbur jetën menjëherë pas shpërthimit të fuqishëm.

Duket se pakujdesia e treguar nga Xhafa i ka kushtuar jetën këtij të fundit. Kanë qenë familjarët e tij ata që kanë dëgjuar të parët shpërthimin dhe janë alarmuar nga ajo çfarë u kanë parë sytë.

Grupi hetimor është ende duke kryer veprimet paraprake hetimore dhe ende nuk ka dalë në konkluzionin se për çfarë mjeti plasës bëhej fjalë konkretisht.