GREQI– 115 kg drogë e llojit marijuanë është kapur mbrëmjen e së martës në anën greke të kufirit me Shqipërinë në vendin e quajtur Kallpaq.
Policia greke bën të ditur se janë arrestuar dy shqiptarë përkatësisht 27 dhe 28 vjeç si posedues të drogës, ndërsa emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë.
Dy shqiptarët e kishin fshehur drogën brenda një automjeti, i cili u zbulua nga patrulla greke në urën e Aretis, në hyrje të Kallpaqit. Policia arrestoi dy shtetasit shqiptarë, transportues të lëndës narkotike.





