FIER – Fundjavën e shkuar ditën e dielë, në prangat e policisë së Fierit ra Enkelejda Merka e pagëzuar me nofkën “Nikita”. Ende nuk është zhvilluar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për 29-vjeçaren.

Shumë pikëpyetje rrethojnë qëndrimet e palëve. Pikë së pari, gjendja ekonomike e familjes dhe e vetë autores së dyshuar nuk lë vend për dyshime.

Situata e shëndoshë financiare e bën të panevojshme grabitjen e shumave të vogla të parave. Nga ana tjetër, ka informacione se kanë qenë pikërisht identifikimet e viktimave që çuan në kapjen e Enkelejda Merkës. Në familjen e saj tensioni është i madh.

Familjarisht e reja jeton në Itali dhe ka qenë në Shqipëri vetëm për pushimet e fundvitit. Daja i saj, këmbëngul tek disa detaje. Makina e saj nuk ka dalë më shumë se dy herë nga shtëpia, ndërkohë që policia ka pranuar rreth 5 denoncime kur një person me makinë i ka grabitur.

Enkelejda Merka është nëna e një vajze të vogël e cila e pret në shtëpi. Por sjellja e saj në komisariat ka ngritur pista të tjera dyshimi. Vajza ka qenë agresive pas arrestimit në polici.