LUSHNJË – Dy efektivë të policisë rrugore janë  dhunuar fizikisht gjatë një kontrolli rutinë. Policët, Berti Memaj dhe Marenglen Lula, kanë ndaluar rastësisht një automjet për kontroll dokumentacioni.

Rrugorët kanë debatuar me drejtuesin e automjetit dhe personin që shoqëronte atë, pasi këta të fundit nuk kanë pranuar t’u tregojnë dokumentacionin e automjetit.

Pas debatit, dy personat që udhëtonin në automjet kanë goditur me sende të forta dhe grushte dy efektivët e policisë rrugore. 

Efektivët ndodhen në spital ndërsa policia ka mundur të arrestojë dy agresorët, identitetin e të cilëve nuk e ka bërë të ditur. 

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Savra.