LUSHNJE – Dy persona të maskuar dhe të armatosur grabitën mbrëmjen e stome një dyqan materialesh ndërtimi në Lushnje.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në një dyqan në afërsi të stacionit të trenit në Lushnjë. 

Mësohet se në momentin e ngjarjes, në dyqan ndodheshin dy vëllezërit Fatos dhe Jemin Sadiku, të cilët kanë bërë rezistencë kur grabitësit u kanë kërkuar paratë nën kërcënimin e armës.

Për pasojë 45-vjeçari Jemin Sadiku u plagos rëndë.

Pas kësaj autorët u larguan me shpejtësi në drejtim të paditur. Nuk dihet ende shuma e parave apo sasia e mallrave të grabitura. 

I plagosuri Jemin Sadiku u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, në gjendje kritike për jetën. 

Ndërkohë policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.