TIRANE – Nën drejtimin e kryeministrit Berisha është mbledhur komiteti kundër krimit të organizuar. Në fjalën e tij kreu i ekzekutivit kërkoi bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet agjencive, me qëllim luftimin e korrupsionit në vend.
Ai deklaroi se për të luftuar korrupsionin qeveria ka bashkëpunuar ngushtë me institucione të specializuara që kanë një bazë ligjore në standarde të larta.
“Ka një përpjekje serioze në luftën kundër pastrimit të parave përpjekje kjo së pari për bazën ligjore më të mirë, është bashkëpunuar ngushtë me “Manical”, institucionin më të specializuar në Europë për luftën kundër pastrimit të parave”,- tha kryeministri.
Kryeministri Berisha kërkoi nga ministria e financave, prokuroria e përgjithshme dhe drejtoria e luftës kundër pastrimit të parave të hetojnë në lidhje me pastrimin e parave dhe të ushtrojnë tolerancë zero ndaj krimit të organizuar.





