ITALI – Guardia di Finanza e Torinos, në bashkëpunim me sektorin e antimafias në prokurorinë italiane, zbuloi një rafineri droge në Itali në zonën e Stra (VENECIA), ndërsa sekuestroi 80 kg heroinë të pastër.  Siç raportojnë mediat italiane në prangat e karabinierëve ka rënë një shqiptar 28 vjeçar, i cili transportonte në makinë sasinë prej 11 kg heroine me prejardhja nga Italia.

Heroina ishte e ndarë në 80 mijë doza, ndërkohë që fitimi kap shumën e rreth 4 milionë eurove. Pasi ka mundur të identifikojë trafikantin,emri i të cilit nuk bëhet i ditur, policia ka mbërritur në rafinerinë ku ka sekuestruar edhe pjesën tjetër të heroinës. 

28-vjeçari me origjinë shqiptare rezident në Monferrato përdorte laboratorin për të ndarë sasinë e heroinës në pako. Sipas hetuesve italianë, trafiku i heroinës në zonën veri-lindore të Italisë nuk është rastësore. Azia Lindore është një prej rrugëve kryesore të tranzitit të drogës në Itali nëpërmjet Turqisë dhe Shqipërisë.