TIRANË – Një automjet me të cilin po udhëtonin dy femra, ka dalë nga rruga në zonën periferike të Tufinës dhe ka përfunduar në varreza.
Dy gratë që ndodheshin në të kanë pësuar dëmtime të ndryshme dhe janë dërguar menjëherë pranë Spitalit Ushtarak për të marrë ndihmën e parë.
Burime policore të Tiranës, bëjnë të ditur se dy femrat që ndodheshin në makinën tip “Reno”, me targa të Durrësit, po ktheheshin nga një ceremoni përkujtimore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivë të Policisë Rrugore, që po hetojnë mbi shkaqet e aksidentit që për pak rrezikoi të shkaktonte viktimat e rradhës së incidenteve në rrugët automobilistike të vendit tonë.





