PEQIN– Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Peqin pasi akuzohet se ka ushtura dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Ali Dokja pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, 39-vjeçaren B.Dokja.

Menjëherë 39-vjeçarja është dërguar në spitalin e Elbasanit ku po merr edhe ndihmën mjekësore si pasojë e plagëve të marra.

Nuk dihen ende arsyet të cilat e kanë çuar 41-vjeçarin të ushtrojë dhunë ndaj bashkëshortes së tij ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.