TIRANE– Kreu i Task-Forcës për anti-korrupsionin në Prokurorinë e Tiranës, Dritan Rreshka ka dhënë dorëheqjen sot. Si arsye të dorëheqjes së tij Rreshka ka paraqitur motivet familjare.

Rreshka u emërua në këtë detyrë në mars të vitit 2010 nga ish-Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama.

Ai është një nga prokurorët që ka punuar me dosjet hetimore të një sërë abuzimesh me fondet publike në administratë.