VLORE – Një vajzë vetëm 13 vjeç me iniciale K.GJ. ka rënë pre e përdhunimit nga dy të rinj në Vlorë, të cilët janë arrestuar nga policia.

E mitura është përdhunuar nga dy shokë në kohë të ndryshme, një ditë më parë si dhe në dhjetor të vitit të kaluar. 

Jetmir Brahimaj, 24 vjeç banues në Vlorë si dhe Klajdi Sakaj 19 vjeç, student në Vlorë kanë mashtruar të miturën duke e alkolizuar dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të. 

Vajz,a së bashku me prindërit, kanë bërë denoncimin në polici për këtë rast dhe forcat e rendit kanë ndaluar menjëherë dy të rinjtë. 

Policia e Vlorës bën të ditur se ka shoqëruar edhe 5 persona të tjerë, miq me të dy të akuzuarit, për t’i pyetur rreth ngjarjes, por që më pas I ka lënë të lirë.