TIRANË- Aksident me pasojë plagosjen e një këmbësori në kryeqytet.
Njarja ka ndodhur pasditen e sotme në Laprakë, ndërsa mësohet se këmbësori është përplasur teksa tentonte të kalonte rrugën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme. Ende nuk bëhet me dije emri i këmbësorit të plagosur.
Sipas policisë, ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit Ushtarak.





