BULQIZE- Gazetari i NEWS24, Enver Doçi, është fyer rëndë pasditen e sotme nga shefi i komisariatit të Bulqizës, për shkak të transmetimit të lajmit për vetëvrasjen e 22-vjeçarit Drilon Dema, në fshatin Omezh. 

Mësohet se shefi i komisariatit, Arif Përgjegja ka mohuar lajmin për vdekjen e 22- vjetarit, duke keqinformuar gazetarin se bëhej fjalë për një telefonatë anonime që ka rezultuar e pavërtetë. 

Gazetari Enver Doçi e ka konfirmuar vërtetësinë e lajmit nga burime të tjera dhe pas transmetimit të informacionit në televizionin NEWS24 ka marrë një telefonatë nga shefi i komisariatit Përgjegja, i cili e ka fyer nga familja dhe e ka kërcënuar gazetarin.