DURRËS– Mbrëmjen e djeshme më date 09.01.2013, ora 19.30, forcat e policisë së Durrësit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Kristian (Agron) Gjepali, 48 vjeç, banues në Komuna Gjepalaj Durrës.
48 vjeçari Kristian (Agron) Gjepali dyshohet se dy ditë më parë me datë 08.01.2013, rreth orës 23.30, i ka vënë zjarrin një kavalete me bar me vlerë të përafërt 200.000 lekë, pronë e shtetasit N.Gj., 79 vjeç, banues në Gjepalaj.
Materialet iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale të shkatërrimit të pronës me zjarr.





