DURRES– Një fëmijë 6 vjeçar është aksidentuar sot për vdekje nga një automjet në afërsi të Porto Romanos.
Vogëlushi Ermir Shehu në momentin që po kalonte rrugën për të shkuar në shkollën “Met Hasa”, ku frekuentonte klasën e parë, është përplasur nga automjeti që drejtohej nga shtetasi Redi Theodhori.
Pas aksidentimit të 6 vjeçarit Theodhori e ka dërguar vetë vogëlushin në spitalin rajonal të Durrësit, por fatkeqësisht përplasja ka qenë shumë e fortë dhe 6 vjeçari Shehu ka ndërruar jetë.
Theodhori është ndaluar nga policia ndërkohë që grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e aksidentit.





