“Islam radikal Monitor në evropën Juglindore”, RIMSE, ka publikuar një raport mbi përhapjen e krimit të organizuar shqiptar në Greqi dhe rreziqet që sjell ai për sigurinë e brendshme, i cili bazohet në të dhënat e policisë greke. 

Sipas raportit, krimi i organizuar shqiptar ka fituar terren të madh në Greqi, dhe për shkak të numrit të madh të shqiptarëve në këtë vend, ka ndërtuar një "shoqëri paralele". 

 

Të dhënat e raportit të RIMSE 

– Mafia shqiptare kontrollon rreth 80% të shpërndarjes me pakicë të heroinës në Greqi. 
– Kontrollon 50% të tregut të hashashit me shumicë dhe pakicë. 
– Kontrollon 90% të importit të armëve të paligjshme në vend (Kallashnikov, Makarov, granata) 
– 50% e "trafikut njerëzor" dhe prostitucionit kontrollohet nga shqiptarët. 
– Rreth 50% e plaçkitjeve të armatosura në shtëpi, dyqane e biznese kryhet nga shqiptarët. 
– Rreth 30% e lojtarëve në kazinotë ilegale në Atikë "mbrohen" nga qarqet shqiptare. 
– Një tendencë në rritje është përfshirja e shqiptarëve në falsifikime, që emigrantët e jashtëligjshëm të marrin dokumente ligjore nëpërmjet martesave false. 
 

Miliardat që krijohen në vit nga këto aktivitete kriminale pastrohen me ndihmën e ndërmjetësve grekë, bankierëve, agjentëve të pasurive të patundshme, etj 

“Kokat” e krimit të organizuar shqiptar 

Raporti vëren se "kokat" e grupeve kriminale shqiptare, kryesisht nuk e kanë bazën në Greqi. Në këtë vend ndodhen vetëm të "besuarit" dhe "ushtarët". Disa nga "kokat" që kontrollojnë bandat kriminale shqiptare janë:

G. Laci, familja Kelmendi, familja Limani, familja Alushi, familja Luka, familja Selimi, familja Osmani, familja Xhaka. 

Të gjithë këta kanë veprimtari kriminale në vende të tilla si Greqia, më tej në Ballkan, Skandinavi, Gjermani, Zvicër, Belgjikë etj dhe kanë aftësinë për të mobilizuar qindra elementë shqiptarë në Greqi, për të siguruar fitime. 

Sipas raportit, ka një klasë të rëndësishme njerëzish në Greqi të cilët kanë një interes të drejtpërdrejtë në krimin e organizuar shqiptar dhe gjithashtu janë "tuba" për të mbledhur informacion ose për të ndërlidhur me shumëfarë rrjetesh sociale-politike në vend. 

Çfarë është RIMSE? 

“Islam radikal Monitor në Evropën Juglindore”, (RIMSE) ka filluar aktivitetin në shkurt të vitit 2011. Ai synon të vërë në dukje aktivitetet islamike (të dhunshme dhe jo të dhunshme) në rajonin e Evropës Juglindore, me vëmendje të veçantë tek Greqia. RIMSE argumenton se kërcënimi që vjen për Perëndimin në përgjithësi dhe për Evropën Juglindore në veçanti, nuk është nga Islami si besim, por nga Islamizmi si një politikë dhe ideologji totalitare.