Është liruar i dyshuari i vetëm i arrestuar në lidhje me sulmin e vitit të kaluar në Konsullatën e SHBA-ve në Bengazi të Libisë. Avokati i Ali Harzi-it i ka thënë se gjykata e Tunisit e ka liruar klientin e tij për shkak të mungesës së provave.
I dyshuari me shtetësi, ishte arrestuar në Turqi, pak kohë pas sulmit të 11 shtatorit që la të vdekur Ambasadorin e SHBA-ve në Libi, Chris Stevens dhe tre shtetas të tjerë amerikan.
Ai më pas ishte ekstraduar në Tunizi ku dhe ishte ngarkuar me akuzën se ishte pjesëtar i “grupit të terroristëve jashtë vendit”. Autoritetet patën thënë se “dyshohet fuqishëm” në përfshirjen e tij në sulmin e Bengazit.
Muajin e kaluar, ai ishte intervistuar nga zyrtarë të FBI-it në praninë e gjyqëtarëve tunizian. Avokati i tij tha se Harzi është liruar me kushtin që të mos udhëtojë jashtë kryeqytetit, Tunisit, për arsye se ai është ende i ngarkuar me akuzën se i përket një grupi terrorist.