Abid Naseer është akuzuar për plane për të vendosur bomba në Mançester dhe në metronë e New Yorkut në kulmin e pikut për të maksimizuar viktimat.

Një pakistanez tha se nuk është fajtor për pjesmarrje në komplot të al-Kaidës për të vendosur bomba në Nju Jork dhe Mançester të Anglisë.
 
Abid Naseer e bërë këtë deklarim të hënën në një gjykatë federale amerikane në Brooklyn të qytetit New York – ku ai u ekstradua nga Britania javën e kaluar. Gjykatësi urdhëroi që Naseer të mbahet në paraburgim së paku deri në paraqitjen e tij para gjykatës në muajin mars.
 
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e kishte hodhur poshtë ankesën e Naseerit kundër ekstradimit në Shtetet e Bashkuara. Naseer kishte argumentuar se mund të përfundojë në Pakistan, ku thotë se do t’a torturonin.
 
Naseer është akuzuar për plane për të vendosur bomba në Mançester dhe në metronë e New Yorkut në kulmin e pikut për të maksimizuar viktimat.
 
Një bashkë-i pandehuri, Adis Medunjanin, është dënuar me burgim të përjetshëm për rolin e tij në këto plane. Naseer përballet me dënimin e njëjtë nëse gjendet fajtor.