DURRES– Zyra e përmbarimit tenton të nxjerrë dy familje nga banesat, pasi banonin në shtëpitë e ish pronarëve.

Banorët bënë rezistencë ndaj forcave të policisë dhe në zbatim të ligjit përfaqësuesit e ligjit i lanë 10 ditë kohë për të dalë nga shtëpitë.

Pas 10 ditësh do të ekzekutohet vendimi i Gjykatës  dhe banorëve do t’u duhet të lirojnë shtëpitë e tyre.

Banorët shprehen se nuk kanë mundësi të marrin dhe të paguajnë kredi.

Në qytetin e Durrësit janë ekzekutuar 30 vendime për t’i rikthyer banesat ish-pronarëve.