ITALI – Policia e Napolit në kuadër të një aksioni të koordinuar edhe me prokurorinë e Napolit kanë shpatralluar një bandë italo-shqiptare. Mediat italiane raportojnë se janë arrestuar 5 persona, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve.
Sipas policisë këta persona kryenin vjedhje në banesa, ndërsa vepronin kryesisht gjatë natës dhe synonin në veçanti shtëpitë ku banonin pensionistë.
Policia sqaron se gjatë hetimeve është zbardhur edhe vrasja e një 76-vjeçareje, ngjarje e ndodhur në 19.11.2011, e cila rëndon mbi 5 të arrestuarit.