GJERMANI– Novela komike me Adolf Hitlerin që bie në gjumë në vitin 1945 dhe zgjohet në Berlin në vitin 2011 është në krye të listës së librave më të shitur në Gjermani. Deri tani janë shitur rreth 250 mijë kopje të botuara të librit “Ai është kthyer” të Timur Vermes, ndërsa 75 mijë kopje janë shitur nga libri me zë.
Ish-gazetari me nënë gjermane dhe baba hungarez, Timur Vermes ka ndezur debatin mbi rritjen e neo-nazismit, deluzionin për rënien e monedhës dhe frikën mbi inflacionin – disa nga çështjet që ndihmuan ardhjen e Hitlerit në pushtet në vitet 1930.
Deri tani janë dhënë 17 licenca për përkthimin e librit në gjuhë të huaj dhe shumë shpejt Vermes mund të bëhet një milioner. Ai e trajton arkitektin e Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit si figurë gazmore.
Fuehrer nuk vdes në një bunker në Berlin në fund të Luftës së Dytë Botërore por zgjodhët pas një gjumi të gjatë në një ngastër në kryeqyteti ku ai pret të shoh luftën me ushtarët rusë.
Ai endet rrugëve ndërsa një gazetashitësi i vjen keq për të dhe e lë të flejë në kioskën e tij. Njerëzit e njohin që është Hitleri por pandehin se është ndonjë komedian duke luajtur rolin e tij.