ITALI – Koalicioni i qendrës së majtë, i udhëhequr nga Pier Luigi Bersani, ka një avantazh të patrazuar, tregon një sondazh dy muaj para zgjedhjeve. Por partia e Silvio Berluskonit po njeh një rritje të shpejt. Numri i votuesve që thonë se do të votojnë koalicionin e Bersanit është 38-39%, ndërsa Partia Demokratike e vetme merr 32-33% tregon sondazhi i ISPO.
Ish-kryeministri Berluskoni me rikthimin e tij në skenën politike e ka rritur pëlqimin për Partinë Populli i Lirisë duke e çuan në 17-19% nga 13-16% që ishte në fillim të dhjetorit.
Formacioni i Bersanit përveç koalicionit të Berluskonit do të garojë edhe me koalicionin e kryeministrit Mario Monti. Koalicioni i Montit gëzon një mbështetje 14-15%, nga 10% që ishte para se ai të deklaronte kandidimin.
Nëse Berluskoni mund të arrijë të formojë një aleancë me Ligën e Veriut, koalicioni i tij mund të marrë deri në 28% të votave. Dy partitë pritet të zhvillojnë bisedime për këtë çështje.
Numri i votuesve të pavendosur dhe i atyre që kanë në plan të abstenojnë ka rënë nën 40% nga 50% pak javë më parë.
Të dy, Berluskoni dhe Monti kanë bërë dalje të shumëfishtë në TV, kanë mbajtur sesion pyetje-përgjigje në Twitter dhe intervista online me video në përpjekje për të ngushtuar diferencën me qendrën e majtë.