STAMBOLL–  Aeroplani i kompanisë turke  ULS, i cili transportonte 1,5 tonë ar është bllokuar që nga e marta në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit.

Avioni është bllokuar për shkak se autoritetet turke theksojnë se nuk e ka të rregullt dokumentacionin. 

"Erbas A300" i fluturimit ndërmjet ganës dhe Dubait, ishte drejtuar në aeroportin “Ataturk” për shkak të problemeve me karburante, ka saktësuar kanali informativ CNN-Turk. Kur u konstatua se mungojnë disa dokumente,  avioni është bllokuar, ndërsa barra është vulosur.

Agjencia "Frans press" nuk ka arritur të kontaktojë me administratën turke të aeroportit. Policia rreth avionit ka radhitur forca të mëdha për të penguar tentativat e mundshme për  të fluturuar avioni, apo të vidhet “barra”, saktëson kanali shtetëror TRT.

Mediat supozojnë se ari në kallëpe në fakt është pagesë e ganës ndaj Iranit, i cili gjendet nën sanksionet ndërkombëtare për shkak të programit nuklear dhe ka fluturuar mbi Dubai për t’i ikur vëmendjes.

Autoritet turke dhe as zyrtarët e aeroportit deri tani nuk e kanë komentuar incidentin.