BERLIN – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk ka qëllim që të përdorë Twitter, megjithë fushatën e ardhshme elektorale për votimet e shtatorit.
Këtë shkruan e përjavshmja Der Spiegel, duke nënvizuar se si kancelarja preferon të mbetet "e përkorë", në ndryshim nga Presidenti amerikan Barack Obama, nga kryeministri britanik, David Cameron dhe nga vetë Papa Bendikti XVI.
"Jo, nuk ka projekte konkrete", ka deklaruar zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert, i cili ka një account në rrjetin social Twitter, i cili ka rreth 83.000 ndjekës (followers).
Por vrapon në Twitter kundërshtari kryesor i Merkel në zgjedhjet e ardhshme, socialdemokrati Peer Steinbrueck.