DURRËS– Një shtetas italian është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 2 në Durrës.
Sipas policisë është gjetur i vdekur 65-vjeçari Augusto Salvadore Leggerini, lindur në Perugia të Italisë, me shtetësi italiane, i cili jetonte përkohësisht në një banesë ne lagjen nr. 2 të qytetit bregdetar.
Sipas informacioneve të para, italiani ka vdekur nga shkaqe natyrale, pasi ishte paralizuar nga sëmundjet e shumta, nga të cilat ai vuante.





