Autoritetet në provincën Khyber të Pakistanit kanë rinisur fushatën për vaksinimin e poliomielitit.
Ajo ishte ndërprerë pas vrasjes së shtatë punëtorëve shëndetësorë në muajin dhjetor, nga militantë të dyshuar.
Mësohet se fushata po zhvillohet në pesë zona të provincës, të cilat thuhet se kanë rrezik të lartë nga poliomieliti.
Autoritetet policore kanë thënë se të gjitha ekipeve shëndetësore u është ofruar mbrojtje nga personeli i sigurisë.
Pakistani, së bashku me Afganistanin dhe Nigerinë, janë vendet e vetme në botë ku poliomieliti mbetet endemik.
Fushata e vaksinimit në Pakistan mbështetet nga Kombet e Bashkuara.