Një amerikan është mbytur në det kur u zhyt për të shpëtuar qenin e tij, të cilin e përpinë valët e mëdha, njoftoi policia në vendin Poin Reyes, në afërsi të San Franciscos.
Sipas fjalëve të përfaqësuesit të rojës bregdetare, njeriu shëtiste me gruan e tij dhe me qenin nëpër plazh, kur një valë e madhe e tërhoqi qenin në det.
Si transmeton gazeta lokale San Francisco Chronicle, qeni pas një kohe arriti të dalë në bregun e detit, kurse i zoti i tij u zhduk në det.
Trupin e tij pjesëtarët e rojës bregdetare e gjetën vetëm pas katër orë kërkimesh.
Është interesante se para dy muajsh, po ashtu në një plazh të Kalifornisë, u mbytën tre anëtarë të një familje, të cilët ishin zhytur në det për të shpëtuar qenin e tyre, transmeton agjencia amerikane e lajmeve AP.